Video/ Foshnja 2 muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas 128 orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2023, 09:42
Një foshnjë dy muajshe është shpëtuar dje nga rrënojat në Hatay të Turqisë .
Turqia është ende duke u përballur me pasojat e tërmetit 7.8 ballë të së hënës. Por mes shkatërrimit dhe dëshpërimit, histori të mahnitshme të mbijetesës vazhdojnë të shfaqen.
Një foshnjë dy muajshe u shpëtua dje nga rrënojat në Hatay të Turqisë, ndërsa turma duartrokiste dhe brohoriste.
Fëmija u gjet i gjallë pothuajse 128 orë pas tërmetit. Madje, një video e publikuar më vonë e shfaqte atë duke buzëqeshur.
Miracle!!!
— Tansu YEĞEN (@TansuYegen) February 11, 2023
Tell us how you waited patiently for 128 hours and let us learn how to hold on tightly to life????
pic.twitter.com/AtXJxCAu8e

