Mbi 28 mijë viktima, 113 urdhër arreste për shembjen e ndërtesave në Turqi
Autoritetet Turke bëjnë me dije se 113 urdhër arreste janë lëshuar për shkak të hetimeve që po kryhen në kuadër të ndërtesave të cilat u shebën nga tërmeti i së hënës.
Ministria e Drejtësisë ka autorizuar mbi 150 zyra prokukorie lokale për të ngritur njësi hetimi për kontraktorët, gjeologët dhe ekspertët e tjerë të lidhur me ndërtesat e shkatërruara.
Policia turke ka marrë të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë edhe drejtues të kompanive
Një prej tyre u ndalua të premten në aeroportin e Stambollit për një ndërtesë apartamentesh luksoze në provincën Hatay të goditur rëndë në jug të Turqisë.
ndërkaq problematic janë kthyer edhe grabitjet në zonat e rrënuara nga lëkundjet.
Të paktën 98 persona u arrestuan të shtunën nga forcat e sigurisë turke për plaçkitje, vjedhje dhe mashtrim të personave të prekur nga tërmeti.
Ndërkaq nën akuzë janë edhe të paktën 42 të dyshuar në provincën e Hatay-t. gjatë kontrolleve Autoritetet kanë sekuestruar armë, pushkë, bizhuteri, karta bankare, si dhe sasi të parave
Në Stamboll, të paktën gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohen për mashtrim ndaj një personi të prekur nga tërmeti në Gaziantep.
Në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, miliona qytetarë kanë mbetur të pastrehë dhe temperaturat vazhdojnë të bien nën zero çdo natë.
Të gjitha universitetet turke do të kalojnë në klasa online për pjesën tjetër të vitit akademik, në mënyrë që konviktet të mund të përdoren si strehim urgjent për ata që humbën shtëpitë e tyre.
Tërmeti u përshkrua si ngjarja më e rëndë e një shekulli në këtë rajon, e teksa ditët kalojnë shpresat për të gjendur të tjerë të mbijetuar nën rrënoja sa vijnë e zvogëlohen.
