Plastika arrin deri në Arktik, studimi: Shkaktar kryesor janë Rusia, Norvegjia dhe Gjermania

Një studim i kryer në rajonin e Arktikut tregoi se mbetjet plastikesa vijnë dhe ndotin oqeanin. Disa nga vendet kryesore shkaktar të ndotjes janë Norvegjia, Rusia dhe Gjermania.

Ndotja nga mbeturinat plastike në oqeane ka arritur deri në Arktik.

Sipas një studimi shkencor, pjesa më e madhe e lidhen me peshkimit, ndërsa shtetet kryesore që e kanë shkaktuar ndotjen, sipas shkencëtarëve janë Norvegjia, Rusia dhe Gjermania.

Gjatë studimit u mblodhën gjithsej 1.62 ton, ose 23 mijë copë mbetje. Megjithatë, jo të gjitha ishin të përshtatshme për analiza shkencore.

Rreth 80% e objekteve të grumbulluara ishin prej plastike, ndërsa 20% ishin materiale të tjera.

Shumica e artikujve vinin nga vendet në afërsi të Arktikut si Rusia me 32% dhe Norvegjia me 17%.

Ndërkohë një përqindje e konsiderueshme vinte nga disa vende të Evropës ku kryesonte Gjermania me 8%. Vetëm 5% e vinte nga vende të tjera si SHBA, Kinë, Kore apo Brazil.

Mbetjet plastike arrijnë në det nëpërmjet lumenjve dhe transportohen nga rrymat e oqeanit nga Atlantiku, Deti i Veriut dhe Paqësori i Veriut në Oqeanin Arktik.