VIDEO/ "Djalli më tha të vras tre persona", shoferi i marrosur godet gruan e moshuar, kthehet sërish për të moshuarin
Një video tronditëse ka kapur momentin kur një shofer me një makinë 4x4 godet qëllimisht një grua të moshuar dhe më pas kthehet për të shoqin.
E moshuara po lufton për jetën në Arizona të SHBA-ve , ndërsa bashkëshorti i saj ka dalë nga spitali me katër brinjë të thyera.
Çifti i moshuar kishin dalë për shëtitje në rrugë kur u sulmuan në mënyrë tronditëse.
Një shofer xhipi 4x4 , i cili ishte pas tyre, hipi në trotuar dhe goditi gruan me qëllim. Më pas ai është kthyer mbrapsht dhe ka goditur edhe burrin e saj, i cili ka nxituar për ta ndihmuar.
Gruaja fatkeqe mbetet në koma me hemorragji të rëndë në tru, ndërsa bashkëshorti i saj ka shpëtuar me katër brinjë të thyera.
Drejtuesi i xhipit u arrestua pak më pas dhe kur policia e pyeti pse e bëri një gjë të tillë, përgjigja e tij ishte tronditëse: “ Djalli më tha të vras tre persona ”.
Gruaja e sulmuesit dëshmoi se ai kishte vepruar në mënyrë të çuditshme në javën para sulmit dhe i tha policisë se kishte një problem me trurin e tij. Duket se ai vërtet po përballej me probleme serioze, pasi përdorte drogë.