Turku i bllokuar për më shumë se 100 orë reciton Kur’anin teksa nxirret nga rrënojat

Një burrë i bllokuar nën rrënojat e tërmetit për më shumë se 100 orë në Turqi recitoi Kur'anin ndërsa shpëtimtarët po punonin për ta çliruar.

47-vjeçari Osman Firat recitoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare, kapitulli më i gjatë i librit islam.

Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 goditi rajonin duke vrarë më shumë se 30,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të martën një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore në 10 provincat në Turqinë juglindore të prekura nga tërmeti.