Tragjedi në Itali, nëna përplas makinën me pemën, humb jetën djali 4 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2023, 08:45
Në Spresiano (Treviso), një djalë katër vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Ai ndodhej në makinën që drejtohej nga nëna e tij, kur për arsye të paqarta, makina ka rrëshqitur papritur, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një pemë.
Aksidenti ka ndodhur pikërisht në Pontebbana, në Visnadello di Spresiano.
Kur mbërriti ndihma, fëmija ishte ende gjallë: ai u nxor nga makina e shkatërruar.
Së bashku me nënën e tij ai është transportuar në spital në gjendje shumë të rëndë, pak pasi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra.
34-vjeçarja me origjinë të huaj është ende në gjendje shoku. Karabinierët e Trevisos po hetojnë dinamikën e aksidentit.

