Hitaj: 11 shkurti duhet parë, protesta më të fuqishme ka bërë Basha sesa Berisha

Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se Opozita ka të drejtë të bëjë aksionin e saj politik.

Ai tha se duhet parë protesta e Berishës më 11 shkurt, por shtoi se më të fuqishme i ka bërë Basha sesa Berisha me gaz dhe thyerje zyrash ministrash.

Hitaj: Opozita ka të drejtë të bëjë aksionin e saj politik. Gjërat e tjera duhen parë. Duhet parë nëse do të jetë protestë ndryshe dhe çfarë do të ketë ndryshe sepse është e njëjta gjuhë dhe i njëjti leksik. Madje protesta më të fuqishme i ka bërë Basha sesa Berisha me gaz dhe thyerje zyrash ministrash.

Kjo është mirë për aksionin e një force politike dhe karikon të veten, por po harxhohet shumë energji në një betejë të madhe me Ramën, po harrojnë betejën në zgjedhjet lokale me largimin e kryetarëve të bashkive në gjithë vendin.