Bursat për studentët, Western Balkan University e gjeni nesër në panairin e Tiranës
Të premten në Tiranë zhvillohet një panairi i edukimit që parashikon mbështje për studentët që janë të interesuar të përfitojnë bursa.
“Western Balkans University” me qendër në Tiranë apo edhe në kolegje dhe universitete në Angli, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Zvicër e Austri, do të paraqesin para të rinjve vizionin dhe kapacitetet e tyre.
Albana Halili, zëvendësrektore e këtij universiteti jep detajet nga panairi, ndërsa foli edhe për mundësi të mira punësimi.
Albana Halili: Ftoj të gjithë të interesuarit, studentët potencialë që do të jenë vitin tjetër në vazhdim pjesë e universiteteve të vijnë dhe të marrin informacion në lidhje me programet unike që ne ofrojmë si universitet, gjithashtu dhe bursat e ekselencës.
Bursat bazohen në rezultatet e shkollës dhe nivelin e gjuhës angleze. Domenic Tomalin nga Cambridge fton të rinjtë të bëhen pjesë e nismës.
“Western Balkans University” në bashkëpunim me këto universitete veç ofrimit te bursave profesionale dhe të ekselencës ndihmojnë dhe në aplikim apo marrjen e vizës për të rinjtë shqiptarë.

