Kanosën me armë grupin e xhirimit, procedohen 2 persona, 3 të tjerë shpallen në kërkim
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona, pasi kanë kërcënuar dhe sulmuar një grup xhirimi të një emisioni investigativ.
Ata ishin duke gërryer gërryenin basenin e lumit Zezë dhe merrnin në kundërshtim me ligjin, inerte nga ky lumë në fshatin Verjon, Fushë Krujë, kur janë filmuar nga grupi i xhirimit.
Personat në fjalë E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, kanë kërcënuar grupin e xhirimit, duke qëlluar me armë gjahu.
Në kuadër të veprimeve të para hetimore të kryera për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit: A. L. (drejtuesi i kamionit) dhe E. Gj. (drejtuesi i kamionit).
Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet për shtetasit E. B. dhe F. Sh. (punonjës të IKMT-së, Drejtoria Rajonale Durrës), pasi duke qenë përgjegjës për monitorimin e kësaj zone, dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
