Mirel Mërtiri i incineratorëve shpallet në kërkim ndërkombëtar

Mirel Mërtiri një nga personat e akuzuar për aferën e incineratorëve, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një gjë të tillë e thotë këtë të enjte zyrtarisht policia, pasi më herët ai ishte në kërkim kombëtar.

Ndërkohë, pak ditë më parë, 14 muaj nga shpallja në kërkim, Stela Gugallja u zbulua se ndodhej në Austri.

Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në skandalin e inceneratorëve dhe atij i është përcjellë kërkesa për këtë shpallje.

Ka qenë vetë aksionerja e kompanive që ndërtuan incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit që është paraqitur në Vjenë.

Pas marrjes së njoftimit, SPAK ka kërkuar ekstradimin, teksa avokatët kundërshtojnë kthimin e saj në Shqipëri.