Gjinekologu Eshja: Mjekët që kanë poste drejtuese në spitale punojnë nëpër klinika private, është konflikt interesi

Mjeku gjinekolog Zyhdi Eshja i ftuar në rmisionin "Epiqendër" të moderators  së Ora News Sonila Musaj u shpreh kundër mjekëve të cilët kanë dhe klinika private.

Eshja: Për mendimin tim është një gabim ë madh. Këtu ka një konflikt interesi sepse të njëjtët mjekë, madje mjekë që kanë edhe poste drejtuese në spital, punojnë edhe nëpër klinika private. Ky është konflikt interesi. Ky ka dhënë një efekt jashtëzakonisht të keq në mjekësi.