Kapen 9 ton vaj ulliri shqiptar kontrabandë në Itali në një muaj
9 tonë vaj ulliri shqiptar janë sekuestruar brenda një muaji nga Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane e Agjensia Doganore Italiane, që ilegalisht e pa asnjë certifikim kanë hyrë në territorin italian. 3 tonë janë kapur vetëm në Brindizi e sasi të tjera në operacione të ndryshme të doganës e Financës.
Pak ditë më parë Gaurdia di Finanza e Bridizit ka sekuestruar 3 tonë vaj ulliri shqiptar i konfeksionuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuar e transpotuar me autobuzë të autorizuar vetëm për transport pasegjerësh.
Bidonat me vaj ullir u gjetën të fshehura mes valixheve e pakove në bagazhin e autobuzit të linëjs Shqipëri-Itali.
Vaji i ullirit nuk kishte asnjë certifikim doganor o tregtar e asnjë të dhënë mbi përmbajtjen e tij.
Autoritetet italiane e kanë vënë nën sekuestrim paraprak e kanë informuar se gjatë muajit të fundit në operacione të ndryshme në portet italiane, porta hyrje për udhëtarët shqiptarë, janë sekuestruar rreth 9 tonë vaj ulliri i transportuar nga Shqipëria e i pa deklaruar.
Kjo sasi përkon me rreth 13 mijë euro taksa të pagauara si dhe dhunim të ligjeve doganore për futjen në territorin italian të mallrave të padeklaruara e jo të certifikuara me karakteristikat e detyrueshme për konsum ushqimor.
Prodhimi i begatshëm i ullinjve dhe i vajit të ullirit në Shqipëri, ka shkaktuar një shqetësim për prodhuesit e sipërmarrësit në fazën e tregtimin të tij, e me sa duket ka cuar në gjetjen e rrugëve të tilla të paligjshme për ta shitur atë në tregun italian.