Lekli: Mjekët të vetëofrohen për të të shërbyer në klinikat e tyre private dhe jo në spitalet publike
Emisioni "Epiqendër" i moderuar nga Gazetarja e Ora News Sonila Musaj trajtoi këtë të martë shërbimin që marrin pacientët në spitale, kryesisht në maternitet.
E ftuar në studio ishte opinionistja Marsela Lekli, e cila u shpreh se shumë mjekë kanë dhe klinika private ku të sugjerojnë që të ndiqesh në klinikat e tyre për efekte të ndryshme.
Lekli: Ndodh që shkon në spital merr shërbimin dhe mjekët të thonë që unë kam dhe klinikën që mund të ndiqesh dhe atje ky është problem. Këtë e kam dhe si koncept se përse ky mjek nuk mund t’ja japë në spital kësaj zonje dhe kostot janë më të pakta normalisht se sa në privat. Jam e bindur se të gjithëve u ka ndodhur që mjeku të thotë që mund të ndiqesh dhe në klinikë private për efekt të kohës apo pritjeve të gjata.
