Tërmeti, tjetër grup kërkim-shpëtimi nga Shqipëria në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 09:31
Një tjetër grup kërkim-shpëtimi shqiptar ka shkuar në Turqi për të dhënë ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti vdekjeprurës. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim- shpëtimit”, shkruan Rama.
Në grupin e parë të kërkim-shpëtimit ishin 38 persona, të cilët mbërritën ditën e tërmetit në Turqi.
Me kalimin e orëve vijon të rritet numri i viktimave dhe të plagosurve, që nxirren nga gërmadhat e pallateve të shembura.

