Po i çonin në Mal të Zi, policia kap emigrantët duke zbritur nga makina, në pranga dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 10:15
Dy persona janë arrestuar nga policia në Shkodër pasi po transportonin 5 emigrantë drejt Malit të Zi.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Bashkëpunëtorët”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A. L., 24 vjeç dhe E. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.
"Në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, këta 2 shtetas u kapën në flagrancë teksa zbritnin nga automjeti me drejtues 24-vjeçarin, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.