Çanta e dyshimtë në Vlorë, policia zbulon se nuk kishte eksploziv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2023, 22:29
Një çantë e gjetur pranë Stacionit të Trenit në rrugën transballkanike të Volrës pranë një automjeti ka ngjallur dyshime se mudn të kishte lëndë eksplozive.
Policia shkoi menjëherë në vendngjare ku vendosi dhe perimetrin e sigurisë.
Një nga efektivët ka zbuluar se çanta nuk përmbante eksploziv.
"Rreth orës 22:10, në lagje “24 Maji”, në afërsi të një automjeti tip “Benz”, është gjetur një çantë me ngjyrë të zezë. Pasi verifikimeve nga Policia në zbatim dhe me procedurën standarte është hapur dhe kontrolluar çanta, e cila rezultoi të ishte bosh", njofton policia.
Rruga u zhbllokua pas disa minutash dhe gjithçka ju kthye normalitetit.
