Vatnikaj: Personat që vijnë nga komunitetet e varfëra shpesh nuk marrin shërbimin në kohë nëpër spitale

Emisioni "Epiqendër" i moderuar nga gazetarja e Ora News Sonila Musaj trajtoi këtë të martë shërbimin që marrin pacientët në spitale, kryesisht në maternitet.

E ftuar Sidorela Vatnikaj, aktiviste u shpreh se gjatë ditës së hënë vendosën të protestojnë për shërbimin e grave shtatëzanë që marrin në spitalet publike.

Vatnikaj: Në fakt ne jemi tronditur sepse javën që kaloi ne jemi njohur me dy raste të vdekjes së dy nënave njëra në maternitetin "Koço Gliozheni" dhe tjetra në maternitetin e Elbasanit. Pse ne kemi vendosur të ndërmarrim një akt simbolik përpara maternitetit ka qenë për shkak se jo vetëm pretendimi i familjarëve që të ndjerat nuk janë trajtuar me shërbim mjekësor në maternitet, por ne e shikojmë dhe nga eksperienca që kemi pasur apo raste të familjarëve apo të personave që ne njohim por dhe raste të komuniteteve që vijnë nga familje të varfëra.