Sula: Partia Socialiste e ka qelbur, por ne jemi shkrepësja që nuk ndezim barutin

Deputeti demokrat Dash Sula i ftuar në "Ora e Betit" tha se shpreson për një pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit, por theksoi se është dyshues që kjo do të ndodhë.

Duke njohur abuzimet e mazhorancës, ai tha se problemi qëndron se opozita nuk po ngjall shpresë.

Dash Sula: Shpresoj që ditën e shtunë të vijë populli, jam totalisht kundër protestave të dhunshme, por të vijnë 200-300 mijë veta me i tregu qeverisë. Por a do të vijnë? Kam dyshimin tim. Respektoj zotin Berisha dhe Meta, opozitën në terësi për protestën. Por nuk më pëlqen mënyra si mendohet të fryhet dhe të mobilizohen njerëzit në këtë lloj forme. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo qeveri, kjo mazhorancë e ka çuar zi e më keq këtë vend. Kanë ikur 750 mijë njerëz. Por ne nuk ngjallim shpresën si opozitë, ka pjesë të caktuara që kanë axhendë individuale. Partia Socialiste, mazhoranca e ka qelbur, e ka nxirë por ne jemi shkrepësja që nuk ndezim barutin. Kjo më shqetëson dhe po si thamë sot që jemi në opozitë. Sali Berisha vazhdon lufton, bën politikën e vet dhe është i fuqishëm por ka dhe njerëz që janë pranë Sali Berishës dhe pranë PD që nuk meritojnë të jenë aty ku janë.