Sulmet kibernetike, Hofmann: Treguan partnerët që i qëndrojnë përkrah Shqipërisë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, në konferencën për sigurinë e kibernetike, u shpreh se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, tregoi edhe partnerët që i qëndruan në krah vendit tonë.

"Nëse do të kishim nevojë për një imazh për atë se çfarë po bëjmë sot këtu është ky panel me ministrat që kanë të bëjnë me sigurinë kompjuterike të këtij vendi dhe afër tyre ka dhe partnerët që ju mbështesin. Ndërsa kur shikoj nga salla shikoj mendjet më të ndritura të këtij vendi, të cilët duan të sigurohen që Shqipëria do të jetë më qëndrestare, më elastike, më e aftë për t’u mbrojtur nga sulmet e përditshme. Ama Shqipëria do të mësojë të bëhet edhe më e shpejtë, edhe më e efektshme. Dhe për mua mjafton të kem këto dy imazhe para syve dhe kjo më bën optimiste për këtë takim.

Sulmet e vjetshme bënë mjaft dëme, por nga ana tjetër bënë diçka të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare: Nxitën partnerët që të qëndrojnë përkrah Shqipërisë. Që të ofrojnë mbështetje sa më të madhe të mundshme, e të menjëhershme. Njësoj si SHBA, edhe BE-ja solli ekipet e saj për mbrojtjen kibernetike, ata erdhën këtu dhe dalluan diçka që ishte e re, sepse BE ka qenë këtu në ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen kibernetike, gjithashtu në ndërtimin e sistemeve dixhitale për vite me radhë.

Pra, po them që kishim kohë që merreshim me këtë fushë, dhe nuk është se filluam nga e para. Dhe nuk është se ne po bëjmë një zgjidhje të momentit, por po ofrojmë ndohmë për zgjidhje afatgjatë sepse kjo është një fushë afatgjatë. Dhe ndihma jonë në përkrahjen e sigurisë kibernetike dhe kompjuterizimit shkon në shifrat e 15 milionë eurove në vitet e ardhshme dhe kjo është një detyrë që ne duhet ta marrim seriozisht. Prandaj zbatimi i strategjisë për sigurinë kibernetike është shumë  e rëndësishme sepse aty ka dhe elementet kryesore të sigurisë dhe prandaj duhen bërë. AKSHI duhet të forcojë dhe shtojë kapacitetet e veta gjithashtu. Duhet të kthehet dhe të përmirësojë rolet e veta për mbikëqyrjen kkompjuterike dhe këtu kërkohet bashkëpunim ndërmjet të gjitha institucioneve që merren me këto tema. Siç e dimë sistemet e IT-së janë aq të fortë sa ç’është dhe hallka më e dobët që kanë. Kështu që po u prish hallka më e dobët prishet i gjithë zinxhiri i mbrojtjes. Dhe futja në këtë nisëm e sektorit privat është një gjë shumë e mirë," tha ajo.