"Ish lidershipi i PD-së tradhëtoi popullin" Blushi: Koha kur Rama blinte e shiste opozitën ka marrë fund

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se tashmë populli shqiptar do ti përgjigjet thirrjes së opozitës së re për protestë.

Sipas tij ka ikur koha kur "Rama e blinte, e shitste opozitën".

Tedi Blushi: Objektivi i opozitës së re,  PL dhe PD është i qartë pasi tashmë kemi një opozitë që nuk shitet e nuk blihet. Populli shqiptar ka 1 mjë e një arsye për të dalë në rotestën e 11 shkurtit dhe besoj që populli shqiptar do ti përgjigjet kësaj thirrje për të dalë në këtë manifestim. Koha kur Rama e blinte e shitste opozitën ka marrë fund përgjithmonë.

A jeni përballë rrezikut ku populli i përgjigjet opozitës por opozita e ka të vështirë ti përgjigjet popullit?

Tedi Blushi: Me të drejtë populli sot ndjen zhgënjim nga ish lidershipi i PD pas tradhëtoi disa herë dhe në mënyrë konstante gjithë popullin shqiptar. Kemi rastin e djegjes së mandateve, braktisjes së pushtetit vendor. Sot nuk ka bashki ku përfaqësohet PD. Këto janë momente të rënda që dëshmojnë kapjen e lidershipit të PD-së.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.