Berisha: Më 11 shkurt shqiptarët të ngrihen kundër rrezikut të rënies së pluralizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale spotin e protestës së 11 shkurtit, duke ftuar shqiptarët të dalin në shesh kundër rrezikut të rënies së pluralizmit.

"Të dashur miq, ky është spoti i protestës së Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar më 11 shkurt.

Shqiptarët duhet të ngrihen kundër rrezikut të rënies së pluralizmit dhe votes së lirë, rrezik që u pa qartë ne skandalin Rama – McGonigal.

Jeni të ftuar të shtunën, më 11 shkurt, ora 12.00 para Kryeministrisë.

Faktet dolën - Dorëheqja është detyrim”, shkruan Berisha.