Propozimi i BE-së, Meta: Prishtina, hapa pozitivë për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka përshëndetur hapat pozitivë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Meta ka vlerësuar gjithashtu kryeministrin Albin Kurti për kontributin e tij për paqe e qëndrueshme dhe marrëdhënien e mirë me fqinjët.

"Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për hapat pozitivë drejt njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë përshëndes PM

Albin Kurti udhëheqje që kontribuon për paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit", deklaron Ilir Meta.