Gogu: Opozita dhe Berisha laborator akuzash, kush shkel ligjin nga PS e ka hall personal, jo partie

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Toni Gogu, Deputet i PS u shpreh se kjo opozitë ku vjen puna për akuzat janë laboratori më i sofistikuar dhe më prodhimtar

Ai tha se duket sikur akuza është shpikur në PD dhe ka vetëm një autor, Sali Berisha, i cili vetëm ka akuzuar kundërshtarët e tij

Gogu: Kjo opozitë ku vjen puna për akuzat janë laboratori më i sofistikuar dhe më prodhimtar. Duket sikur akuza është shpikur në PD dhe ka vetëm një autor, Sali Berisha, i cili vetëm ka akuzuar kundërshtarët e tij dhe kërkon që t’i bëjë personazhe të negativ.

Të gjithë ata individë që në PS kanë shkelur ligjin gjatë punës së tyre, ata janë halle personale. Halli i PS-së është se si të mundet që vendi të zhvillohet ekonomikisht dhe nga ana shoqërore. PS është e përbërë nga ata socialistë që militojnë bashkë me mua dhe kjo parti është një parti e shumicës së shqiptarëve.