Hoxha: A mblidhet PS si parti kur i arrestohen ministra e deputetë, duke reflektuar ku çalon?

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Poli Hoxha, gazetar u shpreh se Perëndimi do ta shkatërrojë klasë tonë politike të korruptuar.

Ai tha se nuk dihet nëse në PS bëhen mbledhje në kryesi lidhur me arrestimin e ministrave e deputetëve dhe skandalet.

Hoxha: Të gjitha këto zhvillime nuk prekin një parti që është shkëmb graniti: që është PS-ja. Perëndimi do ta shkatërrojë këtë klasë politike të korruptuar. Kur u arrestua një ministër, kur kanë plasur këto çështjet finale, a jeni mbledhur si anëtarësi apo asamble se çfarë po bëni dhe ku çaloni.

Mbaj mend që Rama dërgoi një letër dikur që thoshte mos u bëni si turkoshakë dhe pastaj u mësua dhe ia vari. Bëni një analiza nëse kush i vendos deputetët dhe ministrat. Mblidheni dhe bëni reflektime. Mbaj mend që bëhej nami dikur.