Gogu: Sheshi “Skënderbej” më i bukuri i gjithë shqiptarëve, e thonë edhe Dua Lipa e Rita Ora
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Toni Gogu, deputet i PS u shpreh se Qendra e Tiranës ishte qendra e tymit e bloze dhe është kthyer në sheshin më të bukur të shqiptarëve.
Ai tha se Kalaja e Tiranës ishte një gërmadhe e madhe dhe sot mund të shihet dhe të dëgjohen njerëz të gëzuar.
Gogu: Qendra e Tiranës ishte qendra e tymit dhe blozës më e madhe dhe është kthyer në sheshin më të bukur të shqiptarëve. Këtë e thotë Dua Lipa dhe Rita Ora. Unë lexoj vlerësimet dhe çmimet që merr ai shesh.
Kalaja e Tiranës ishte një gërmadhe e madhe dhe sot mund të shihet dhe të dëgjohen njerëz të gëzuar. Te Pazari i ri atje ku të dilte miu e të përshëndeste ndërsa sot është një treg modern, ku vlera e pronën është shumë e lartë. Sot flet vlera e pronës në Tiranë dhe turistët.
