Çela: Mandati i tretë i PS-së më i keqi, mundohet tu mbushë njerëzve mendjen me share dhe like

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Erlis Çela, analist u shpreh se kemi një qeveri në mandatin e tretë që po mundohet që t’i mbushe më shumë mendjen njerëzve sesa po punon.

Ai tha se po mundohen të tregojnë se në mandatin e tretë po bëjnë më mirë se në mandatin e parë dhe të dytë, kur në fakt po bëjnë më keq

Çela: Opozita nuk është marrë aq sa duhet me akuzat dhe me qeveritë. Kemi një qeveri në mandatin e tretë që po mundohet që t’i mbushë më shumë mendjen njerëzve sesa po punon me aplikacioni si Aktivisti, duke i detyruar njerëzit që të bëjnë share dhe like.

Po mundohen të tregojnë se në mandatin e tretë po bëjnë më mirë se në mandatin e parë dhe të dytë, kur në fakt po bëjnë më keq dhe kjo është e natyrshme sepse pushteti kalbëzohet. Këta thonë se PS është më e mira dhe fokusohen duke thënë se çdo gjë i bënë PS-ja.