Ronaldo ka obsesion për një objekt të veçantë që e heq vetëm gjatë ndeshjeve
Çdo yll ka fiksimet e tij. Disa mbajnë gjatë gjithë kohës objekte që i konsiderojnë si shumë të çmuara dhe në këtë kategori bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo.
Pas transferimit në Arabinë Saudite, sulmuesi luzitan është fiksuar me një objekt që në rastin e tij nuk ka lidhje me ato objekte që mund të konsiderohen fatsjellëse ose një lloj fiksimi i lindur nga një moment i veçantë.
Ai ka blerë një unazë që nuk ka aspak vlerë shpirtërore por është shumë praktike. Objekti në fjalë është i pajisur me një teknologji të fundit që arrin të monitorojë çdo funksion fizik të trupit të Ronaldos.
Unaza finlandeze e markës Oura ka një vlerë rreth 400 euro por është bërë objekti i pandashëm nga kampioni portugez, i fiksuar me fizikun dhe shëndetin. Për shkak të rregullores, Ronaldo nuk mund ta mbajë unazën gjatë ndeshjeve sepse nëse do të kishte mundësi, nuk do të kishte hequr dorë prej objektit as gjatë 90 minutave.
