Liverpool në “tunel”, Brighton e eleminon edhe nga FA Cup (VIDEO)

Japonezi Mitoma është ylli i momentit në Angli. Sulmuesi anësor i Brighton i shënon një gol në fundin e ndeshjes së FA Cup skuadrës së Liverpool duke i shkaktuar humbjen e dytë brenda pak javësh skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpool në “tunel”, Brighton e eleminon edhe nga FA Cup

2-1 përfundon ndeshja e luajtur në stadiumin e Brighton ku skuadra e De Zerbit kualifikohet për në fazën tjetër dhe largon përpara kohe ekipin fitues në fuqi të kupës më prestigjoze të Anglisë.

Humbja e nëntë sezonale për keipin e Klopp që tashmë mund të fokusohet vetëm te beteja për një vend në zonën Champions por edhe në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.