Skriniar i jep lamtumirën Interit, firmos me PSG

Interi do të humbasë me siguri mbrojtësin Milan Skriniar në muajin qershor por mund të mos ketë shërbimet e sllovakut edhe pas dy ditësh.

Mbrojtësi ka firmosur kontratën me PSG duke i mbyllur derën edhe zyrtarisht ofertave të klubit zikaltër për të vazhduar përtej këtij sezoni.

PSG i ofron Interit 10 mln.€ për ta shkëputur menjëherë por Interi ka refuzuar duke kërkuar minimalisht dyfishin.