Vjedhjen e dekadës ia bëjnë Usain Bolt, kampionit i zhdukin 12.7 mln. dollarë nga llogaria

Usain Bolt konfirmon se i kanë vjedhur 12.7 milionë nga një llogari bankare dhe si pasojë e kësaj situate, ai ka larguar nga puna menaxherin personal të biznesit. Autoritetet xhamajkiane po hetojnë në lidhje me llogarinë e boshatisur në një fond investimesh ndërsa rekordmeni i 100 metrave deklaron se pavarësisht humbjes së shumës, gjendja e tij financiare është e mirë. Sipas autoriteteve, vjedhja ka nisur më shumë se një dekadë më parë.

Në fakt, Xhamajka është përfshirë nga disa skandale të këtij lloji dhe mediat ngrenë alarmin për pasigurinë e sistemit financiar në vend ku mashtrimet janë bërë rutinë. FBI ka marrë përsipër të hetojë rastet më të nxehta ku mund të jetë edhe ai i Bolt.

Ish-atleti ka deklaruar se çfarëdo që të ndodhë, në asnjë rrethanë ai nuk do ta hedhë poshtë Xhamajkën pasi është vendi i tij.

“Tani po mundohem të fokusohem te familja dhe të mos mendoj shumë për këtë çështje pasi është një situatën e vështirë”, shtoi Bolt, i cili ka fituar medalje ari në tre olimpiada rresht në disiplinat 100 dhe 200 metra.