Tifozët e Romës kërcënojnë Zaniolon: Tradhtar…

5 apo 6 muajt e ardhshëm për Nicolo Zaniolon mund të jenë një ferr i vërtetë për sulmuesin italian. Pasi deklaroi se kërkon të largohet por nuk pranoi të transferohej te Bournemouth në Premier League, Roma tashmë duhet të bëjë llogaritë me një lojtar që do ta mbyllë sezonin në stol apo më keq, në tribunë.

Tifozët verdhekuq nuk ia falin këtë sjellje sulmuesit që do të jetojë i ndarë në shtëpinë verdhekuqe ndërsa duhet të mësohet edhe me kërcënimet dhe presionin e përditshëm të tifozëve, shumë të lidhur me fanellën e klubit kryeqytetas.

Gjatë natës, në një nga urat e qytetit pranë Koloseut, është vendosur një baner i madh me mbishkrimin “Tradhtar m… pa nder”.

Tifozët e Romës kërcënojnë Zaniolon: Tradhtar…

Referencë e qartë për numrin 22 që shopresonte në thirrjen e Milanit por klubi kuqezi nuk është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha ekonomike dhe në këtë mënyrë u tërhoq nga gara për të siguruar shërbimet e tij.