Krizë bavareze? Kampionët pa fitore në vitin e ri (VIDEO)

Barazimi i tretë rresht, Bayern Munchen nuk di të fitojë në vitin 2023. Kampionët ndalen edhe ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena” duke "flirtuar" nga afër me ndjekësit që tashmë janë tre, Union Berlin, Leipzig dhe Freiburg.

Nuk shkuan gjërat siç do të dëshironte Nagelsmann të shtunën teksa barazimi 1-1 mbërtheu bavarezët në ndeshjen ku skuadra nuk tregoi rritje. Golin e avantazhit e shënuan vendasit me Leroy Sane ndërsa Kolo Muani në pjesën e dytë barazoi duke rrëmbyer 1 pikë bashkë me “shqiponjat” e Frankfurtit.

Pas këtij barazimi, Bayern kryeson me 37 pikë i ndjekur nga Union Berlin dhe Leipzig me 36 dhe Freiburg me 35.

Krizë bavareze? Kampionët pa fitore në vitin e ri (VIDEO)