Dramë në Milano, kampionët pësojnë 5 gola nga Sassuolo (VIDEO)

Milani në krizë të thellë rezultatesh. Kampionët në fuqi munden 5-2 nga Sassuolo në “San Siro” duke humbur edhe vendin e tretë. 18 gola të pësuar në një muaj të këtij viti, shumë për një skuadër që kërkon të shkojë larg dhe të synojë sërish zonën Champions.
Tre gola në 30 minutat e para skuadra kuqezi nuk i kishte pësuar që prej 11 vitesh ndërsa në dy ndeshjet e fundit, Milan e ka nxjerrë toipin nga rrjeta plot 9 herë. Sfidën e ndezën menjëherë realizimet e Defrel dhe Frattesi-t pas anulimit të VAR në dëm të Giroud.
Më pas ishte Berardi që thelloi shifrat ndërsa Lauriente dhe Henrique sigluan “manita” për t'ia lënë më pas skenën Origit me një gol statistikash. Mes kupës dhe kampionatit Milan numëron 6 ndeshje pa fitore, që të gjitha në vitin 2023 ndërsa nuk pësonte 5 gola në shtëpi që prej vitit të largët 1997 kundër Juventusit.
Me këtë humbje, Milan zbret në vendin e katërt ndërsa javën e ardhshme do të sfidojë Interin në derbin e Milanos.
