Australian Open, fiton një bjelloruse me flamurin…neutral

Aryna Sabalenka fiton për herë të parë Australian Open, grand slami i parë i madh i sezonit. Ky është gjithashtu suksesi i parë për një teniste bjelloruse në tokën australiane ndërsa Sabalenka bëhet tenistja e parë nga vendi i Europës lindore që triumfon në një turne të çfarëdoshëm tenisi që prej fillimit të luftës në Ukrainë që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Rivalja e saj Elena Rybakina u dorëzua në “Rod Laver Arena” 4-6 6-3 6-4 në një ndeshje shumë të luftuar. Triumf i paprecedentë sepse nuk kishte ndodhur asnjëherë që në Australian Open të fitonte një teniste që përfaqëson flamurin neutral.

Ky është një sukses tërësisht i merituar për bjelloruset që gjatë këtij komepticioni nuk kishte lkënë asnjë set për kundërshtarët ndërsa këtë vit i ka fituar të dhjeta ndeshjet e luajtura.