“Çmendet” Uzuni, shënon dy gola për 3 minuta (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2023, 16:53
Myrto Uzuni bën një paraqitje të frikshme në ndeshjen e së shtunës ku Granada sfidoi Andorran. Pas rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi beratas gjeti rrugën e rrjetës dy herë brenda tre minutave.
Rrjetën e parë e shënoi në minutën e 10 ndërsa në të 13-ën shënoi edhe golin e dytë. Në të dyjka realizimet, pasimin e fundit shqiptarit ia dha ish-sulmuesi i Napolit, Callejon.
Më këto dy gola, Uzuni lë pas Raul Garcian dhe ngjitet në vendin e parë me 12 realizime në Segunda Division.
