Skriniar “ngrin” Interin dhe e pranon që kërkon të largohet sa më parë
Milan Skriniar nuk fshihet më, ai e deklaron publikisht se ka firmosur me PSG ndërsa është në pritje të bisedimeve për një transferim të mundshëm që në muajin janar.
Kontrata e sllovakut përfundon në qershor por dy klubet mund të arrijnë një marrëveshje që shtatlarti të bashkohet me Messin dhe Mbappe që në merkaton e dimrit dhe në këtë mënyrë Inter nuk do ta humbiste me parametra zero.
“Po, është e vërtetë që kam nënshkruar por nuk mund të them më shumë për momentin. Po pres një marrëveshje mes klubeve”, deklaron Skriniar.
Për momentin, PSG po punon mbi bazën e 10 milionë eurove në mënyrë që Skriniar të transferohet në Francë brenda dy ditëve të ardhshme por Inter ka kërkuar dyfishin e kësaj shume edhe pse në kontratën e sllovakut kanë ngelur 5 muaj.
