Inter në vendin e dytë, Lautaro shpëton Inzaghi-n (VIDEO)

Kur Interi është në telashë, mendojnë sulmuesit. Këtë herë nuk është Edin Dzeko por Lautaro Martinez ai që tërheq skuadrën zikaltër drejt fitores dhe e largon nga një vorbull e rrezikshme pas humbjes me Empolin një javë më parë.

Skuadra e Simone Inzaghit e nisi transfertën e Cremonas me një gol të mrekullueshëm nga vendasit me Okereke që shpërthyen në feste dhe ia bënë më të vështirë misionin Interit.

Argjentinasi mendoi për të barazuar shifrat në mesin e pjesës së parë dhe në të dytën Martinez sigloi rrjetën që rikthen Interin te fitorja me 10 pikë diferencë nga Napoli kryesues e për të paktën 24 orë të vetëm në vendin e dytë të klasifikimit.

34 minuta lojë për Kristjan Asllanin që zëvendësoi Hakan Calhanoglu duke kontrolluar mesin e fushës në një moment delikat për skuadrën zikaltër.