FOTO-ALBUMI i një datëlindjeje/ Ismail Kadare takime, buzëqeshje, autografe dhe fotografi me lexuesit në 87-vjetorin e lindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2023, 22:30
Ismail Kadare, apo njeriu që bëri Shqipërinë të njohur përmes letërsisë, me librat e tij të përkthyer në mbi 45 gjuhë, preferoi ta festonte 87-vjetorin e tij të lindjes, në krah të bashkëshortes së tij Elena dhe pranë lexuesve të tij.
Me këta të fundit kollosi i letrave shqipe nuk i kurseu takime, buzëqeshjet, autografet apo dhe vetë fotografitë, si një moment fiksimi të historisë personale të çdokujt që preferon të ketë një kujtim me të.
