Myftar Cubi, artisti shkodran që "ka hyrë" në Shtëpinë e Bardhë
Një tablo e veçantë e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, e realizuar nga artisti shqiptar Myftar Cubi gjendet në murin e Shtëpisë së Bardhë.
I vlerësuar me titullin “Nderi i qarkut Shkodër” dhe qytetar Nderi i Malësisë së Madhe, prej nga ku ka prejardhjen, Myftar Cubi, që njihet si piktori i mozaikut në Shqipëri për të cilin hyri edhe në librin Guinnes, ishte i ftuari i emisionit të kësaj të enjteje në “Ditë e Re” në RTV Ora, në një rrëfim ndryshe.

Artisti shkodran shpjegoi se si piktura e tij përfundoi në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo pikturë që ka fituar mbi 5 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtoi vëmendjen tek artisti shqiptar Myftar Cubi, i cili është vlerësuar mes 500 artistëve të njohur të botës që punojnë me teknika speciale.
Bill Clinton, Bushi, Merkel i kanë portretet në studiot e tyre, Clinton dhe Merkel e kanë përshëndetur.
Për më shumë ndiqni rrëfimin e artistit Myftar Cubi në “Ditë e Re”: