Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike e dënuar me 2 vjet burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2023, 16:23
Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi".
Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.

