"Ish agjenti i FBI mori lekë pasi darkoi me Ramën", Gjokutaj: SPAK të rregjistrojë një hetim
Avokati Genc Gjokutaj thotë se SPAK duhet të rregjistrojë një hetim lidhur me ngjarjen që lidh Charles McGonigal, ish zyrtar i lartë i FBI-së me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Gjokutajt "Ajo që lidhet me Shqipërinë është pista e Ëashingtonit ku dalin element se Mccdonald ka ardhur në Shqipëri në rrugë jozurtare".
Genc Gjokutaj: Kjo është një megaaferë shumë e rëndë. Ka qenë një agjent i FBI-së, maja e ekspertizës botërore. Çështja ndodhet në gjykatë dhe lidhet me dy episode. Ajo që lidhet me Shqipërinë është pista e Ëashingtonit ku dalin element se Mccdonald ka ardhur në Shqipëri në rrugë jozurtare. Ata nuk kanë paguar shpenzimet në Tiranë. Këta janë element kompromentues. Ky nuk ka ardhur në Shqipëri si turist por janë dy persona shtetas shqipat që i kanë akorduar para në një restorant. Në Amerikë Rama ka qenë duke darkuar në tavolinë pastaj ka dalë nga restoranti dhe ka marrë një shumë parash. Se çfarë është thënë në tavolinë dhe dhënia e parave duhet hetuar.
"Problemi është që Rama të gjejë forcën morale që ta sqarojë në mënyrë shteruese këtë punë, pasi mohimi i gjithçkaje nuk është rruga. SPAK ka të gjithë kompetencën ligjore të rregjistrojë një hetim dhe ti kërkojë departamentit të drejtësisë materiale dhe është akt i rëndësishëm që duhet të administrohet."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
