Gjoni: Qytetarët po llogarisin dhe ushqimin, shitjet kanë rënë ndjeshëm

Gëzim Gjoni, tregtar prej vitesh në një intervistë me moderatoren Sonila Musaj, u shpreh numri i blerësve në krahasim me një vit më parë ka rënë dhe kjo sipas tij vjen si pasojë edhe të pagave të vogla por dhe emigrimit masiv.

Gjoni: Këtu paga minimale nuk është 500 euro kujt i thoni 500 euro? Një rrogë zyrtari, po një punonjës sa e ka? E ka 380 mijë lekë shqiptari.380 mijë lekë paguajmë firmat. Si të rritet ekonomia kur merr 380 mijë lekë dhe çfarë do të shpenzosh me këto 380 mijë lekë, është minimalja, nuk flasim për mesataren, nuk flasim për maksimalen. Mos krahasoni ekonominë me një grup të  vogël njerëzish, 20% që janë në Shqipëri që janë pronarë, që janë investitorë, që janë ministra. Në krahasim me vitin që lamë pas ka rënie fuqishëm në krahasim me 2 vite përsëri 50%.