Buxhuku: Çmimet e karburanteve në Shqipëri ndër më të lartat në botë, tregu i kapur nga monopoli

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se çmimet e karburanteve janë ndër më të lartat në botë.

Ai tha se shto këtu cilësinë e dobët të tyre dhe vjedhjet në treg, kostot e këtyre karburanteve bien vetëm mbi qytetarët dhe bizneset në vend.

Buxhuku shtoi se arsyeja pse nuk ulen çmimi, është se tregu i karburanteve janë të kapura dhe janë monopol, nuk i ushtrohen konkurrencës së tregut

Buxhuku: Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në vendet e rajonit dhe krahasimisht me nivelit të jetesës mund të jemi të parët në botë, shto këtu edhe cilësinë e dobët që e rrit koston për qytetarët dhe problematikat e mëdha në vjedhjet që bëhen në volumet e shitura nuk ka kontroll. Kështu karburanti del me një kosto shumë të lartë. Me këto elementë mund të jemi vendi me çmimin më të lartë në botë dhe kjo është një barrë e lartë për qytetarët.

Arsyeja pse nuk ulen çmimi, është se tregu i karburanteve janë të kapura dhe janë monopol, nuk i ushtrohen konkurrencës së tregut, quaje sa të duash treg i lirë, pasi jemi kthyer në një treg si në diktaturë, por në vend të shtetit kontrollin e ka privati. Tregu është totalisht i kapur dhe nuk ka konkurrencë.

Buxhuku shtoi se në Shqipëri institucionet rregullatore dhe kontrollues për tregun e karburanteve janë vetëm në letra, por nuk funksionojnë dhe harxhojnë para kot.

Buxhuku: Problemi i dytë që kanë vendet, duke qenë se mjaft tregje edhe në mënyrë natyrale tentojnë drejt monopolit, ngrenë institucione rregullatore dhe shteti ndërhynë për mungesën e konkurrencës në mënyrë që të mbrohet qytetari dhe ekonomia në tërësi. Fakt është që në Shqipëri i kemi në letra, por nuk funksionojnë dhe harxhojnë para kot.