"Përgjegjësit e koncesioneve" Opozita kërkon dënimin e kujtdo që firmos, mazhoranca: Ndryshon në tetor
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka kërkuar ndryshimin e ligjit për koncesionet dhe prokurimet sipas formulës partneritet publik privat, duke përjashtuar përgjegjësinë kolektive në rast të shkeljeve. Ky përcaktim sipas saj bën që askush të mos dënohet, ndaj kërkon që çdo kush që firmos të përgjigjet personalisht para ligjit. Për këtë përfaqësuesit e mazhorancës shprehen se është duke u përgatitur një ligj i ri që pritet të miratohet në shtator ose tetor.
Vendimmarrja kolektive ka qenë shpesh argument për shmangien e zyrtarëve nga dënimi në raste të shkeljeve.
Duke iu referuar skandaleve me menaxhimin e mbetjeve apo dhe koncesione të tjera opozita ka kërkuar ndryshimin e ligjit duke sanksionuar që çdo kush që firmos të dënohet në rast të abuzimeve.
"Detyrimin e asnjë punonjësi që të mos ta zbatojë asnjë urdhër apo vendim që vklerëson si të paligjshëm, opër të cilin duhet të informojë menjëherë me shkrim eprorin dhe njëkohësisht përgjegjësinë personale që ka secili. Nuk mundet më në 2023 të fshihemi pas përgjegjësisë kolektive," tha Tabaku.
Madje ajo akuzoi për fshehje të të dhënave në rastin e incineratorëve. Jorida Tabaku shprehet se do të duhet që transparenca të vendoset detyrim.
"Sistemi i kontratave publike ka për detyrë që të ketë transparente të publikuar në sistemin online të prokurimeve publike apo sistem tjetër që mund të ketë qeveria, publikimi i raporteve të monitorimit pas nënshkrimit të kontratës," tha ajo.
Për të kundërshtuar propozimet e ndërhyrjes në ligj mazhoranca shprehet se në tetor do të miratohet një draft i plotë.
"Propzimi për ndryshimet ligjore të vijë në kuvend në 6-mujorin e dytë të vitit dhe me parashikimin për tu miratuar në fund të këtij viti," tha Vasilika Vjerro.
Një tjetër përballje ishte edhe kërkesa për pezullimin e koncesioneve deri në miratimin e ligjit të ri, por sërish mazhoranca theksoi vijimin e procedurave