Ruko: Qeveria të ndjekë sugjerimet e BE, të ndërmjetësojë mes kompanive dhe punëmarrësve për pagat

Mirela Ruko, Sekretare Organizative e Lëvizjes Bashkë në një intervistë me gazetaren e Ora Neës Sonila Musaj kërkoi që vendi ynë të ndiqte sugjerimet e BE sa i përket rritjes së pagave.

Ruko: BE ka dhënë direktiva për gjitha vendet anëtare që të mblidhnin të dhëna përsa i përket shpenzimeve që kishin punëtorët në lidhje me pagat që merrnin për të pasur më pas një kalim të një page të përshtatshme. Ka filluar të qarkullojë pagë e përshtatshme pasi kjo pagë e bën një njeri të ketë një jetë me dinjitet dhe në Shqipëri kjo gjë mungon. Por duhet të bejmë studime se sa përqindje zënë ushqimet dhe pijet joalkoolike në buxhetin familjar. Një tjetër gjë që BE i sugjeron vendeve anëtare ishte që në vendet e tyre nëse kompanitë nuk kishin kontrata kolektive të punës nëse kjo shkonte nën 80% shteti duhet të bënte ndërmjetësuseit nëpërmjet kompanive dhe punëmarrësve.