KLSH vijon me të njëjtin avaz/ Vetëm rekomandime edhe kur gjen shkelje në Ministrinë e Arsimit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar auditin e parë për këtë vit për institucione, por nuk ka hequr dorë nga metoda duke lënë vetëm rekomandime. Auditi ka konstatuar se disa mësuesve në Librazhd nuk u rimbursohen plotësisht biletën e udhëtimit, si dhe boshllëku ligjor ka bërë që sportistët elitar mos të marrin shpërblimin nga shteti, ndërkoh KLSH sërish nuk ka nxherr përgjegjës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar auditimin e parë për këtë vit në institucione. Në analizën e bërë për Ministrinë e Arsimit, konstatohen problemet e denoncuara edhe më herët në media si rimbursimi i biletave të udhëtimit, apo dhënien e shpërblimit të sportistëve të dalluar.

Por edhe pse është folur me raste konkrete, masat e propozuara nga KLSH janë vetëm rekomandime për përmirësim situate, që në rastet e shkuara ka rezultuar se vetëm rreth 50 për qind e tyre janë zbatuar.

Kështu mësuesit e shkollave që udhëtojnë në linjën Librazhd-Gorenjë dhe anasjelltas, kanë paraqitur ankesa se rritja e çmimit të biletës së transportit që ata paguajnë nuk rimbursohet plotësisht.

Shkak është mospërputhja e vendimit të Këshillit të Ministrave me aktin e nxjerr nga Bashkia e Librazhdit, për çmimin e biletave. Ndërsa arsyeja e dytë është edhe nga mos raportimi i problemit nga zyra vendore, e Arsimit.

Auditi gjithashtu ka konstatuar se ligji për sportin nuk parashikon afate ligjore në të cilën kalon proçedura e shpërblimit të sportistëve elitar. Ndaj janë evidentuar 5 raste të sportistëve nga kampion bote dhe medialistë që nuk kanë mundur të marrin fondin.

Përpos shkeljeve që ka konstatuar, institucioni që drejtohet nga Arben Shehu sërish është mjaftuar vetëm me disa rekomandime për drejtuesit e institucioneve, duke mos nxjerr asnjë përgjegjës.