Gjokutaj: Minimumi jetik shumë i domosdoshëm për shtresat sociale

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musaj foli në lidhje me rrogat në vendin tonë pasi sipas studimeve shqiptarët janë ndër më pak të paguarit në rajon.

Gjokutaj: Nëse nisemi në historikun e ekonomisë shqiptare, e cila është e karakterizuar nga nivele të ulëta të pagës, pra nuk është se ndodhi vetëm vitet e fundit ka ndodhur në një mënyrë konstante të paktën në dy dekadat e fundit ku vetë vizioni politikës ka qenë i tillë që bazohej dhe krenohej me krahun e lirë të punës dhe mbi këtë ftonte dhe investitorët dhe natyrshëm një politikë e tillë ka përcjellë qoftë në tregun e punës, por qoftë edhe në treg në përgjithësi në ekonomi atë lloj klime me nivele minimale të pagesës dhe vetëm të paktën 10 apo 15 vitet e fundit ka filluar të flitet për një politikë të pagës minimale të pagës mesatare dhe po ashtu minimum jetik, i cili është shumë i domosdoshëm për shtresat sociale dhe që është i lidhur me pagën minimale.