Tabaku liston “Investitorët Strategjikë”: 27 janë dhënë për resorte, vetëm 1 për industri
Gjatë prezantimit të Projektligjeve për Investimet Strategjike deputetja e PD Tabaku argumentoi se ligji i miratuar në 2015 nga qeveria u bë për të qenë i përkohshëm. Sipas Tabakut ky ligj është shtyrë për interesa klienteliste dhe për t’i dhënë zë argumentit të saj ajo rreshtoi se kush janë investitorët strategjikë që kanë fituar titullin investitorë.
“27 projekte investime strategjike ne Turizëm në variantin e resorteve strategjike, ndërkohë që investimet strategjike në industri automobile dhe semikonduktorëve që është 1 i vetëm”, tha ligjvënësja demokrate.
Sipas Tabakut nga 4.5 mld lekë investime strategjike që janë dhënë deri më tani 82% e vlerës janë dhënë tek resortet turistike që marrin lehtësira si investime strategjike dhe në politikat fiskale si TVSH me 6%.
Ajo vuri në dukje që asnjë investitor i huaj nuk ka ardhur në Shqipëri për të kryer investime serioze që ndikojnë pozitivisht në ekonominë e vendit.
