“Në Përkujdesje të Republikës”, mbështetje financiare për fëmijët e 3 policëve të rënë në krye të detyrës
Pesë fëmijë të policëve të vrarë në detyrë kanë marrë statusin e "Përkujdesjes".
Qeveria u dha atyre mbështetje financiare si nderim ndaj prindërve që kanë humbur.
Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë Manastirliu i pritën në zyrë.
Manastirliu: U është dhënë statusi tre familjeve të tre policëve të vrarë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt dhe Artan Cukut.
Arbion dhe Amelia Cuku, fëmijët e “Dëshmorit të Atdheut” Artan Cuku, do të përfitojnë 70% të pagës më të lartë të prindërve të tyre deri në moshën 18- vjeç dhe nëse vazhdojnë studimet e larta e marrin këtë pagë deri në moshën 25- vjeçare.
I njëjti shpërblim dhe për Daljan dhe Denada Dobrushin.
Ndërkohë Sonja Likaj përfiton deri në 100% të pagës më të lartë të prindërve deri në moshën 18-vjeçare dhe i njëjti vendim vijon nëse vajza vazhdon studimet e larta.


