Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurimit, eksperti: Gjë e mirë, por nuk ka asgjë në dorë
Avenir Peka ekspert i sigurisë në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Sipas tij “Është gjë e mirë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë”, por “Por çfarëdo këshillash të japë presidenti me kushtetutën aktuale nuk ka asgjë në dorë”.
Peka tha se për çështjen e Kosovës dhe Ukrainës mjaftonte takimi me raën ndërsa sa i pëket sigurisë kibernetike mund të shkonte më tej.
Avenir Peka: Është gjë e mirë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë sepse anëtarët në Këshilin e Sigurisë duke filluar nga kreministri e drejuesit e institucioneve të tjera. Por çfarëdo këshillash të japë presidenti me kushtetutën aktuale nuk ka asgjë në dorë. Pikat e kapura janëpika të drejta si përsa i përket sulmeve ibernetike, Ukrainës dhe Kosovës. Përsa i pëket Kosovës nuk ka nevojë të mbledhë Këshillin Kombëtar, mjafton që të bisedojë me Edi Ramën. Problemet ose qasja që ka pasur Edi Rama është qasja më antikosovë në gjithë historinë e shtetit shqipar. përgjegjësi për hartimin, implementimin e politikës së jashtme në Kosovë është vetëm Edi Rama. Në 10 vjet nuk di se çfarë ka bërë qeveria e ramës për të rritur procesin e njohjes së Kosovës. Sa i përket Ukrainës praë kryeministri është fillimi dhe mbarimi. Sa i përket sulmeve kibernetike mund të shkojë përtej kryeministrit.
